-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 mln € mashtrim! Gjyqtari liron dentisten e VIP-ave: Punoi në burg dhe u soll mirë

Kryesoret

Dentistja e preferuar e VIP-ave, Olesia Duka që mashtroi biznesmenë dhe qytetarë duke u marrë miliona euro është liruar nga qelia.

Në datë 20 janar të këtij viti gjyqtari i gjykatës së Tiranës Albert Meca vendosi që të vendoste “dorën në zemër” duke i pezulluar pjesën e mbetur të dënimit për t’i hapur derën e qelisë.

Dy ishin argumentet, që gjyqtari thotë në vendim se u bazua; sjellja e mirë e dentistes në burg dhe puna që ka kryer duke qenë e angazhuar.

Dentistja u arrestua në shkurt të vitit 2018 dhe u dënua për mashtrim me shuma të mëdha, gati 3 mln euro që u mori biznesmenëve dhe qytetarëve të ndryshëm.

Duka mashtroi 14 qytetarë duke u premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit