- Çaj dhe qumësht
Antioksidantët që përmban çaji i zi reduktojnë inflamacionin, i cili shoqërohet me diabetin dhe shumë sëmundje kronike. Megjithatë, shtimi i qoftë edhe pak qumësht (me origjinë shtazore ose soje) pengon përthithjen e antioksidantëve.
- Alkooli dhe kafeina
Për shembull, a keni pirë mjaftueshëm verë me ushqimin tuaj dhe a jeni gati të shijoni një filxhan kafe për të larguar përgjumjen dhe për të rifituar energjinë tuaj? Ky është një gabim i madh. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që kombinojnë kafeinën dhe alkoolin janë në rrezik më të madh të aksidenteve.
- Thjerrëzat dhe vera e kuqe
Vera e kuqe përmban përbërje kimike tanine. Kur kombinohen me hekurin, i cili gjendet tek thjerrëzat dhe soja, ato e pengojnë atë të përthithet nga trupi.
- Buka e bardhë dhe marmelatë
Ky kombinim bëhet zakonisht në mëngjes, por ai nuk është aspak i duhuri, sepse përmban një sasi të madhe sheqeri, që nuk jep energjinë e duhur, por përkundrazi, ju mban të lodhur gjatë gjithë ditës.
- Ëmbëlsira dhe verë
Për ekspertët, vera është e duhura me ushqimin. Por nëse do të hani një ëmbëlsirë duhet të shmangni alkoolin, pasi kur ai ndërvepron me sheqerin në gjak, rrit nivelet e insulinës. Përveç kësaj, alkooli e shndërron sheqerin në yndyrë. Nëse do të konsumoni këtë lloj kombinimi ushqimor, ju do të shëndosheni në mënyrë të pashmangshme.
- Qofte me pure patatesh
Qoftet janë një burim i mirë proteinash, por ato kanë përmbajtje të lartë yndyrash dhe kalorish. Ndërkohë pureja siguron pak fibra dhe duke pasur në përbërje edhe gjalpin, bëhet një vakt me nivele të larta yndyre të ngopur. Përveç kësaj, mungesa e fibrave mund të shkaktojë kapsllëk.