-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj apo Berisha? Deputetja sqaron “tërheqjen”: Nuk jam bërë pishman

Kryesoret

Deputetja demokrate Greta Bardeli përmes një postimi në Facebook sqaron pozicionin e saj se nuk ka firmosur asnjë draft apo platformë që propozoi kryetari i grupit Enkelejd Alibeajt, e cila në thelb kishte përjashtimin e Sali Berishës. Greta Bardeli kërkon një mbledhje grupi për t’u dëgjuar qëndrimi i saj dhe mesazhi kryesor që duhet të përçohet sipas saj është bashkimi dhe jo përçarja.

“Një sqarim për një lojë fjalësh që është përhap në disa media sot për gjoja përfaqësues te PD  që kanë firmos draftin dhe që më pas u bënë “pishman”  duke përdor në këtë rast emrin tim si deputete!!

Më vjen keq ta them, por është qesharak ky lajm nga fillimi në fund! Lidhur me sajesa të tilla që i konsideroj “të lodhura”  i sugjeroj mediave që për çdo sqarim mund të më kontaktojnë nëse kanë nevojë, që mos këtë keqinformim të këtij lloji nga kushdo që i shpërndan apo më keq akoma botohen pa patur fakt.

Është e qartë që firmë nga ana ime  nuk ka dhe nuk ka patur përsa kohë nuk përputhet me qendrimin tim që tashmë është publik. Deklarata është publike në FB tim drejtuar demokratëve dhe bashkëqytetarëve në Shkodër.

Pēr më tej kërkoj sa mē parë mbledhje të grupit parlamentar të PD për tu degjuar qëndrimi im dhe i gjithë kolegeve tanë pa perjashtim! Mesazhi i ditës së Pashkës duhet të udhëheq në rrugën e bashkimit të gjithë ne për hir të interesit qytetar! Ditë të mbarë” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit