-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i dha lekët e dietave, Berisha: Tërhiqini, i paguaj vetë shpenzimet e mia

Kryesoret

Ditën e sotme në media është bërë publike listë pagesa e deputetëve që iu është derdhur dieta, të cilën e përfitojnë ata deputetë që përfaqësojnë qarqe të largëta ose kanë qenë pjesë e komisioneve parlamentare.

Pjesë e kësaj liste është dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka përfituar shumën prej 75 250 lekë, për muajin shkurt.

Direkt pas këtij vendimi Berisha ka reaguar me një status në Facebook ku i ka kërkuar Kuvendit të tërheq lekët sepse ai nuk do të pranojë asnjë dietë deri në fund të mandatit të tij si deputet.

“Sot nga mediat mësova se ne llogarinë time bankare parlamenti ka derdhur për muajin shkurt dieta për mua si dhe për 93 deputete te tjerë shumen prej 75250 leke dieta. Lidhur me sa me sipër deklaroj sa vijon:

1-Une nuk kam pasur asnjë dijeni për këto dieta.

2- I kërkoj parlamentit ti tërhiqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.

3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranës dhe si tille nuk do pranoj asnjë diete deri ne fund te mandatit. Lëvizjet e mia jashtë Qarkut te Tirane do ti përballoje me te ardhurat e mia,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit