Pika e postës shqiptare në Kamëz është grabitur mesditën e sotme.
Paraprakisht mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe armatosur.
Ai është futur brenda zyrave dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë shumën që ndodhej në arkë, rreth 100 mijë lekë.
Policia pas sinjalizimit ka ngritur disa postblloqe për të kapur autorin, por nuk raportohet për asnjë të arrestuar.