-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“FSK të jetë gati nëse përshkallëzohet situata e sigurisë nga veprimet e Serbisë”

Kryesoret

Profesori i Filozofisë në Prishtinë dhe analisti Bujar Dugolli, e konsideron rrezik potencial për Kosovën armatosjen e Serbisë nga Kina dhe Rusia.

Ai ka thënë kjo situatë mund të provokojë konflikte të reja në Ballkan, duke shtuar se armatimi nuk është sinjal pozitiv. Prandaj sipa stij, institucionet vendore e ndërkombëtare duhet që të reagojnë e të jenë aktive për çdo eventualitet.

“Derisa Serbia mbanë një politikë agresive në raport me Kosovën, nuk e njeh realitetin e ri është çdo herë si një rrezik potencial armatosja ose lidhja që Serbia vazhdon ta ketë me Federatën Ruse dhe me Kinën. Dy shtete që nga forcat perëndimore nga Shtetet e Bashkuara dhe komplet nga aleatët e NATO-së konsiderohen rrezik dhe mund ta shtrinë efektin e problemeve dhe konflikteve edhe në rajonin tonë. Andaj janë dy elemente që ata përbjnë. Një që përmes nxitjes që vjen nga ana e Rusisë ata mund të provokojnë konflikte të reja në Ballkan dhe armatimi është një sinjal që ata përgatiten për diçka”.

“Mendoj që është një qasje jo e mirë. Institucionet ndërkombëtare, por edhe ato vendore të gjitha këto lëvizje duhet t’i shohin me kujdes dhe normal që institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të ngrisin kapacitetet dhe të bëhen aktive në detyrën e mbrojtjes”.

Ai ka shtuar se Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s, por pavarësisht kësaj Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të ngrejë kapacitetet në rast të përshkallëzimit të situatës.

“Kosova është në siguri që garantohet nga NATO por sido që të jetë FSK-ja duhet të zhvillohet dhe të jetë e gatshme për çfarëdo eventualiteti, sepse e shihni se ajo që po ndodh në Ukrainë dhe mobilizimi botës për të ndihmuar, por edhe mundësitë eventuale të shtrirjes e përhapjes së konfliktit atëherë secili angazhohet ta mbrojë sigurinë e shtetit të vet dhe në këtë aspekt sado që NATO është prezente në Kosovë ne duhet të bëjmë punën tonë sepse nëse përshkallëzohet konflikti atëherë trupat tonë duhet të jenë të gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë”.

Natën midis 8-9 prillit, gjashtë avionë të mëdhenjtë transportues të forcave ushtarake të Kinës, Y-20 A, zbarkuan armë në Aeroportin civil të Beogradit, duke iu sjellë forcave ushtarake të Serbisë sistemin e reketëve të sofistikuara tokë-ajër HQ-22.

Kjo u tha se është vetëm pjesa e parë e dërgesës së armëve kineze në Serbi, kurse pritet të dërgohen edhe kontingjente të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit