-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: ‘Rithemelimi’ ka për qëllim bashkimin e demokratëve

Kryesoret

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet  për Kryetar të degëve në Librazhd, Prrenjas dhe Librazhd. Gjithashtu zgjedhjet po zhvillohen edhe në tre degë të Tiranës.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi i deleguar në Berat u shpreh se votimi është i qetë, pavarësisht se ka pasur pikëpyetje në lidhje me modalitetet e procesit të votimit.

Këlliçi, theksoi se procesi i rithemelimit ka për qëllim bashkimin e demokrateve.

“Procesi është i qetë, ka patur pikëpyetje për modalitetet e procesit të votimit, por me vullnetin e kandidatëve dhe udhëzimi nga Komisioni i Rithemelimi. Çdo demokratë që ka një teserë që nga viti ’91, ka të drejtën e votës. Ky proces nuk ka përjashtuar asnjë nga procesi i votimit. Janë të ftuar të gjithë demokratët në 32 vite për të qenë pjesë e kësaj feste në Berat, ka një interes të shtuar. Lista është gjithëpërfshirëse, janë të gjithë demokratët, nuk kemi përjashtuar asgjë! Do të kemi një pjesëmarrje më të madhe se ajo e Referendumi të 11 dhjetorit. Kjo tregon se interesi i demokratëve është rritur. Kemi patur një numër rekord të demokratëve që kanë marrë pjesë. Është një proces që ka qëllim bashkimin e demokratëve, rivitalizimi i strukturave dhe bashkimi i të gjithë demokratëve në 32 vite. Në fund të procesit do të kemi një rezultat që do të rrisë më tepër performancën e PD në Berat. Procesi do të vijojë edhe pas orari zyrtar, për të votuar çdo demokrat dhe demokrate”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit