-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mos e teproni me luleshtrydhet

Kryesoret

Keni dëgjuar se sa të dobishme janë luleshtrydhet për imunitetin pasi përmbajnë një numër të madh vitaminash, por shumë njerëz nuk janë të sigurt se sa lejohet të konsumohet në baza ditore.

Ato përmbajnë 60 gramë vitaminë C dhe substancën bioaktive polifenole, të cilat janë antioksidues të fuqishëm.Rekomandohen për fëmijët dhe të rriturit që vuajnë nga anemia dhe jo vetëm pasi luleshtrydhet përmbajnë edhe acid folik, vitaminë E, provitaminë A, vitamina B, si dhe minerale mangan, hekur, kalcium dhe magnez.

Por edhe pse mund të përdoren në ëmbëlsira, smoothie ose lëngjet që konsumoni, duhet t’i kushtoni vëmendje sasisë që konsumoni, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët më të vegjël që mund të jenë alergjikë ndaj kësaj frute.

Nuk rekomandohen për personat që kanë probleme me peshën e tepërt ose nivele të larta të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore, është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje se sa luleshtrydhe do të marrë organizmi juaj në ditë.

Mjekët nga Universiteti Britanik i Oksfordit rekomandojnë t’i konsumoni ato vetëm aq sa mundeni të mbani në dorë, pa sheqer të shtuar dhe vetëm dy ose tri herë në javë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, sipas faqes së internetit Medical Daily.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit