Drenica ka vazhduar ecurinë e saj pozitive në AlbiMall Superligën e Kosovës, duke fituar 3:2 në ndeshjen e xhiros së 30-të ndaj Prishtinës së Re.
Ndeshja e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ishte mjaft e luftuar dhe u vendos në detaje.
Kreshnik Uka ishte lojtari më i dalluar i takimit, duke shënuar dy gola për Drenicën, ndërsa Jeton Krasniqi realizoi një tjetër gol.
Nga ana tjetër, për Prishtinën e Re shënuan Kargbo dhe Vedji, por kjo humbje ndali ritmin e skuadrës pas një fitoreje dhe një barazimi.
Me këtë fitore, Drenica arrin në 38 pikë dhe mban vendin e shtatë në renditje, duke krijuar një distancë prej pesë pikësh nga Ferizaj dhe Llapi, që kanë një ndeshje më pak. Ndërkohë, Prishtina e Re mbetet në fund të tabelës me 28 pikë.









