-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Zbërthehet” vrasësi, kush është “Bajlozi” i “Myslym Shyrit” që i mori jetën biznesmenit?

Kryesoret

I riu Ernejt Shyti, i arrestuar si ekzekutor i Behar Sofisë te Piramida në Shkurt të 2021, ka zgjedhur të jetë bashkëpunues me Prokurorinë e Posaçme. 23-vjeçari duke treguar për ditët e përgatitjes së atentatit, flet edhe për personin i cili do të jepte lekët për punën që ata do kryenin.

Teksa qëndronte në heshtje dhe merrte instruksionet për vrasjen që do kryente, i riu ka dëgjuar nga anëtarët e tjerë të grupit se ky person kishte dy pseudonime.

“Unë kam dëgjuar Bujarin që i ka thënë Xhuljanos se Bajlozi t’i hedh lekët me çantë te dera e shtëpisë. Në këtë moment Xhuljano e pyeti pse e thërrisnin kështu dhe Bujari i tha se ai ka pasur një pseudonim tjetër, e kemi pas thirrur edhe “I forti i Myslym Shyrit””.

Shyti tregon se Bujar Leza është personi që ka siguruar mjetet për vrasjen, nga arma të biçikleta, teksa Xhuljano Visha e ka shoqëruar në çdo moment të përgatitjes.

Grupi hetimit është duke i verifikuar të dhënat e përfituara nga dëshmia e bashkëpunëtorit, të cilët siç thotë SPAK deri në këtë fazë kanë rezultuar të besueshme dhe korrespondojnë me përgjime dhe verifikimet e tjera. Ndërkohë hetimet janë përqendruar në identifikimin e personit që përmendet nga Shyti si financues, si dhe porositësve të ngjarjes./ Tv Klan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit