-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e refuzoi Alibeaj takimin me Ballën për presidentin e ri?

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla bëri një ftesë të hapur ditën e sotme për tre përfaqësues nga opozita, në mënyrë të atillë që të dëgjonte sugjerimet e tyre për presidentin e ri.

Në takim e propozuar për nesër Balla ftoi si përfaqësues të opozitës, Enkelejd Alibeajn, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun. Ai u shpreh se do të ketë një takim me Shoqërinë Civile dhe më pas me opozitarët.

Por mbledhja e grupit demokratë që pritej të mbahej sot është shtyrë për nesër në orën 16.00 dhe njoftimin e ka bërë të ditur vet kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj, i cili edhe më herët ka thënë se për takimin me Ballën do të vendos vetë grupi.

Po ashtu, Fatmir Mediu, njëri nga përfaqësuesit e 4 grupeve parlamentare, ka deklaruar se opozita do të nisë diskutimin nga emrat e fushës diplomatike deri tek ajo akademike dhe do të dalë me një emër të vetëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit