Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të regjistrojë disa parregullsi gjatë kontrolleve të realizuara në katër kazino në rajonin e Gjevgjelisë.
“Nga kontrollimet e realizuara, nga ana e Drejtoria e të Aardhurave Publike në katër objekte janë konstatuar parregullësi në lidhje me regjistrimin e arkës, mosvendosje në dukje të rregullave për lojë në vend publik, probleme me kontabilitetin dhe parregullsi në librat për qarkullim ditor”, raportojnë nga Policia.
Kontrollet e Policisë janë shoqëruar me punonjës të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), ndërsa është paralajmëruar kallëzim penal ndaj personave përgjegjës.
“Në një kazino qarkullimi ditor nuk është paraqitur një kohë të gjatë, teksa në kazino tjetër është gjetur poker aparat me numër serik të kontestueshëm”, sqarojnë nga Policia.