Kanadaja ka njoftuar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë , duke synuar 14 bashkëpunëtorë të ngushtë të regjimit rus.
Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova, të cilët besohet se fshehin pasurinë e babait të tyre, ishin midis 14 individëve në regjimin rus të sapo shënjestruar nga masat kanadeze.
Canada imposes additional sanctions on close associates of Russian regimehttps://t.co/cXxr11e494 pic.twitter.com/W3AoL6ohrF
— Foreign Policy CAN (@CanadaFP) April 19, 2022
Vajza e Putinit, Katerina, është një drejtuese teknologjike, puna e së cilës mbështet qeverinë ruse dhe industrinë e saj të mbrojtjes, sipas detajeve në paketën e sanksioneve të SHBA-së të shpallur në fillim të këtij muaji.
Vajza e tij tjetër Maria drejton programe të financuara nga qeveria që kanë marrë miliarda dollarë nga Kremlini drejt kërkimit gjenetik dhe mbikëqyren personalisht nga Putini, thanë Shtetet e Bashkuara.