-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kommersant: Serbia e Vuçiç po sulmohen nga të gjitha anët

Kryesoret

Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, në të cilat fitoi Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij  presioni ndaj Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë papritmas u rrit dhe për herë të parë gjatë krizës ukrainase pakënaqësi shfaqi edhe Moska, shkruan e përditshmja e Moskës “Kommersant”.

Në një artikull të titulluar “Serbia po sulmohet nga të gjitha anët – edhe Perëndimi edhe Rusia janë të pakënaqur me Beogradin”, gazeta shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili u gjend në mes të zjarrit diplomatik mes dy palëve, do të ndërmarrë hapa drejt Perëndimit, por vështirë se do të largohet nga Rusia.

Presioni ndaj Beogradit drejtohet nga Gjermania, e cila konsiderohet si partneri kryesor i Serbisë në BE, shkruan e përditshmja, duke shtuar se presidenti gjerman Walter Steinmeier në mesazhin e tij urimi drejtuar Vuçiçit javën e kaluar ka thënë se koordinimi i politikës së jashtme serbe me BE-në, veçanërisht ndaj Rusisë, përfshirë sanksionet, është vendimtar. E përditshmja ruse  shkruan se partneri kryesor i Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit është Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit, i cili në Serbi konsiderohet njëri nga politikanët kryesorë prorusë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit