Mëngjesin e sotëm u arrestua njëri nga dy autorët e grabitjes së degës së postës shqiptare dje në Kamëz. Algert Kurti u vendos në pranga, por shoku i tij, Elis Suçi po shijon ende arratinë.
Po kush është Elis Suçi?
Elis Suçi në kërkim si bashkëpunëtor i grabitjes së filialit të postës në Kamëz, është një emër i njohur për policinë e shtetit.
Në skedarët e bluve rezulton se Suçi, në kërkim gjithashtu për grabitje të tjera në Tiranë, qëlloi me armë ndaj efektivëve të Policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij. Ngjarja u shënua në mars të po këtij viti në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz.
Në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, Suçi ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar. Nga të shtënat fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Shtetasi Elis Suçi, në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar. Shërbimet e Policisë Kamëz, grupe të forcës së posaçme Shqiponjat dhe të Operacionales të DVP Tiranë po krehin zonën me qëllim kapjen e tij”, thuhej në njoftimin e policisë.
Emri i Suçit në grabitjen e filialit të postës në Kamëz, doli nga shoku i tij pas arrestimit. Sipas dëshmisë së Algert Kurtit, i vënë tashmë në pranga, Suci ka vëzhguar zonën dhe kur në filial nuk ka patur njerëz ka njoftuar shokun e tij të afrohej me armë.