Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi sot se qytetarët kanë dërguar 132 e-mail-e me emra kandidatësh për kryetar të shtetit, që do të pasojë Ilir Metën. “Qytetarët që duan të bëjnë ndonjë propozim mund ta dërgojnë emrin në adresën zyrtare email [email protected]” tha më tej Balla, që theksoi se nesër do të ketë takime me shoqërinë civile dhe kryetarët e grupeve parlamentare, Alibeaj, Mediu dhe Doda.
Por cilat janë kushtet për të garuar një qytetar për president? “Procesi përbëhet nga dy etapa, e para nga një fazë konsultative dhe e dyta kushtetuese. Jo më vonë se 7 ditë nga mbledhja e konferencës së kryetarëve duhet të zhvillohet raundi i parë. Një kandidat për president mund të kandidojë nëse ka mbështetjen e jo më pak se deputetëve.
Në rast se brenda afateve do të ketë kandidat që do të kenë mbledhur të paktën 20 firma do të shkojmë në raundin e parë dhe më pas në raundin e dytë, duke llogaritur jo më shumë se 7 ditë nga raundi i parë dhe më pas tjetri. Dje kam njoftuar kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, që të dakordësojmë këtë kalendar. Pjesë e këtij procesi është edhe publiku” tha Balla.
Kriteri që duhet të plotësojë Presidenti i ri është i thjeshtë. “Na duhet një njeri në normal në krye të shtetit dhe për ta gjetur duhet të nisemi nga e kundërta e Ilir Metës. Për të gjetur më të përshtatshmen, do të avancojmë në fazën tjetër. Besoj që Taulanti duhet të japë disa shpjegime të tjera grupit për procesin dhe kalendarin e komunikimit me pjesët e tjera të parlamentit” tha Rama.