-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emri del nga zarfi, Rama sulmon Metën: Kushtet që duhet të plotësojë Presidenti i ri

Kryesoret

Partia Socialiste sot mori listën emrave të kandidaturave për President që ka propozuar grupi parlamentar. Në mbledhjen e grupit, pasi deputetët dorëzuan zarfin me tre emra, kryeministri Edi Rama tregoi identikitin si duhet të jetë kreu i ri i shtetit dhe sulmoi Ilir Metën, që e cilësoi si Presidentin më skandaloz që ka pasur Shqipëria, por u justifikua për zgjedhjen e tij.

“Për herë të parë PS ka të gjithë përgjegjësinë për cilësinë e kandidaturës. Në pamje të parë duket një sfidë e lehtë, po të kemi parasysh që thuajse cdo kandidaturë që mund të plotësonte disa kritere fare elementare si psh; njohjen e gjuhës shqipe, pasjen e një karriere profesionale, vetëpërmbajtjen në raport me ligjin dhe Kushtetutën, do të ishte më e mirë sesa presidenti aktual i Shqipërisë.

Por nga ana tjetër ajo ç’ka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin, ambicien dhe profilin e PS-së është se nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person një person që do të ishte më i përshtatshëm se Ilir Meta. Gjë që do ta përmbushnin 90% e shqiptarëve. Por të zgjedhim një figurë.

Presidenti më skandaloz dhe më të papërsëritshëm që Shqipëria ka pasur. Zgjedhja e Ilir Metës President ishte me detyrim përcaktim, se nuk i kishim votat. Ne zgjodhëm një president për opozitën, por duke menduar se do të ishte edhe për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit