-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Kamëz: Ju ka kapur kjo sëmundja e bravave, po mos bëni shaka si partia

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Kamëz gjatë ceremonisë së dhënies së shtëpive për banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Në fjalën e tij nuk kanë munguar batutat për banorët, duke qenë se shumica e qytetarëve janë me bindje politike të djathtë. Këtë herë ai ka këshilluar banorët që të mos t’ia ndërrojnë bravat e dyerve njëri-tjetrit sepse nuk është një shaka e këndshme, dhe në këtë formë ka ironizuar edhe situatën e PD-së.

“Me demokratët e kam prapë, bëni shumë kujdes se ju ka kapur kjo sëmundja me ja ndërru bravat njëri tjetrit, mos bëni shakara të tilla se nuk ka lezet. Shikonin punën tuaj. Partia ka punët e veta, mos u merrni me punët e partisë,” ka shprehur ai.

Po ashtu ka shtruar se banorët nuk duhet të përzihen më në protesta për ti dal në mbrojtje ish kryeministrit Sali Berisha.

 Jemi të gjithë mirë me shëndet, jemi të motivuar falë protestave tuaja. Por bëni kujdes me protestat e tjera, mos shkoni pas berihait. Ju nuk keni punë me Gjykatën e Parisit, ju shtëpitë i keni tuajat, nuk vjen njeriu t’jua marrë, as duhet të shkoni në gjykatë për ti marrë. Rroftë PD sepse tani që na la kemi nostalgji për PD. Nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit