Një sherr mes dy personave në Elbasan, ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kala” të qytetit, pasi personat në fjalë janë konflikuar për motive të dobëta.
Në sherr e sipër, 35-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur me thikë personin tjetër.
Si pasojë e goditjeve ky i fundit ka marrë plagë të lehta në trup.Pasi mori mjekim në spital ai ndodhet tashmë në shtëpi, ndërkohë që 35-vjeçari duhet të japë llogari në polici për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Njoftim
“E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen “Kala”, Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin Gj. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të lehta”, njofton policia.