Ditën e sotme një ngjarje e rënde ka ndodhur në qytetin e Beratit.
Policia ka arrestuar një 20-vjeçarin Emrah Liço, pasi tentoi të therte të atin.
Polica bën me dije, se 20 vjeçari kishte grabitur disa sende në shtëpinë e tij për t’i shitur me qëllim sigurimin e parave.
Gjatë konfliktit i riu ka marrë thikën dhe ka tentuar të godasë të atin, por falë mbrojtjes që ka bërë ky i fundit nuk ka pasur pasoja.
Policia bën me dije:
Nga Seksioni për Krimet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore edhe 5 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë.
Gjatë hetimeve të kryera dhe provave të grumbullura, rezultoi se autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve është shtetasi E. L., 20 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, i ndaluar ditën e djeshme, pasi kishte tentuar të godiste me mjet të mrehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.
Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kyer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.