Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e Partisë Socialiste ka ‘kërcënuar’ deputetët me sanksione për shkak të këta të fundit mungojnë në seancat e Kuvendit.
Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se për deputetët që nuk marrin pjesë në votime apo që nuk qëndrojnë në sallë kur zhvillohen debatet politike, se do të ketë dhe ndëshkime, duke filluar me heqjen e pagës.
Ndëshkimet me heqje page do shkojnë deri në ‘prerjen’ e fondeve, duke arritur deri në 1/3 e rrogës së deputetit.