-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 prilli afati i fundit për pagimin mbi të ardhurat

Kryesoret

Të gjithë ata që kanë qenë të dypunësuar gjatë vitit të shkuar, apo kanë fituar më shumë se 2 milionë lekë të ardhura nga paga, kanë edhe 10 ditë kohë për të bërë deklarimin pranë Tatimeve. Janë mbi 82 mijë individë të punësuar të cilët duhet të deklarojnë pagat brenda afatit të 30 Prillit, ndër ta 69 mijë të dypunësuar. Këta të fundit do të duhet të paguajnë një tatim shtesë, deri në 23% sepse dy pagat llogariten si një e vetme. Sipas ekspertit fiskal, Eduart Gjokutaj kjo politikë nuk e favorizon individin, por shton vetëm të ardhurat në buxhet.

Sistemi ynë ndryshe nga vendet e zhvilluara, takson vetëm të ardhurat individuale, por nuk i zbret shpenzimet. Por sipas ekspertit është duke u hartuar një draftligj, i cili do të ndihmojë në deklarim bazuar dhe mbi shpenzimet e individëve, si një hap më i fortë në luftën kundër informalitetit.

Ekspertët sugjerojnë se ajo që do ta lehtësonte më shumë këtë proces është digjitalizimi i mëtejshëm i shërbimeve për deklarimin nga individët, si një formë më e thjeshtë që i shërben jo vetëm qytetarëve, por dhe buxhetit të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit