Politika është në kërkim të një presidenti të ri. Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi u pyet sot nga gazetarët nëse do të preferonte që ta linte postin e institucionit që drejton për të shkuar në krye të shtetit, nëse do të propozohej. Përgjigja e tij ishte kategorike dhe u shoqërua me të qeshura.
“E dëgjoj për herë të parë, por e di që gjithkush, ndoshta, mundej të përkëdhelej nga kjo gjë, por unë nuk ndihem fare i përkëdhelur dhe nuk është aspak ambicia ime. Nuk e konsideroj serioze këtë gjënë, në raport me propozimin. Kështu që…për herë të parë po e dëgjoj.
Më bëri përshtypje Lutfi Dervishi që thoshte me ironi, që nëse do të duhet të dimë sesa është numri, për të ndihmuar procesin e censusit, të angazhohet tani stafi, pasi e ka të qartë sa është numri i qytetarëve në Shqipëri” tha ai.