-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Iliazi: Ethet presidenciale

Kryesoret

Nga Arben Iliazi

Fejton

Ditën kur u dha lajmi se në Shqipëri kërkohet një president jopolitik pati një vërshim aq të madh kandidaturash të vetëofruara, sa jeta e vendit u paralizua. Gjithçka ra në krizë. Kursi i valutave kryesore shënoi luhatje të paparë. Për çudi edhe kriminaliteti ra nën zero. Por nuk mbaroi me kaq. Çmimi i ushqimeve  të shportës ra 50% , edhe pse zyrtarët  u përpoqën t’i mbanin me zor aty ku ishin. 

Arsyeja ishte fare e thjeshtë: Një masë e madhe qytetarësh të të gjitha kategorive ishin zhytur aq keq në ethet e vetëkandidimit, saqë nuk donin as të hanin, as të pinin, por vetëm t’i shprehnin hapur dashurinë popullit. Po sjell vetëm disa shembuj që i kam parë me sytë e mi, në lagjen time.

Kam një kandidat të vetëofruar në pallat. Denbabaden qytetar. Zotni burrë. 70 vjeçar. Gruan e mban për dore kur del për pazar. Dikur ka mbrojtur gradën doktor me një studim shkencor për ndërzimin artificial. Mendon se është kandidat potencial.  Më besoni, thotë, nuk kam oratori me okë, por fle me Kushetutën nën kokë! Një tjetër kandidat u shfaq në pallatin përballë. Simpatik. I gjallë. Ish deputet i listës për ca kohë.

Mban fjalime te lulishtja, ku mblidhen pleqtë për domino. “Kam popullin me vete, thotë, nuk dua as rrogë, as bordero”! Një tjetër, pa profesion, por bos, i shpallur “Mjeshtër i Madh” kur u bë deti kos.  Ju betohem, thotë, jam i prerë për atë zanat. Vetëm më provoni një mandat! Një avokat me famë të venitur e shoh në çdo studio krejt papritur; i rënë nga vakti, por çuditërisht vital: “ Për popullin do kaloj lumin më të thellë, do kaloj me këmbë shkretëtirën më të gjerë, do kacavirem në malin më të lartë…”! 

Kur i dëgjon është vërtet një mrekulli. Por mjerë gratë që s’do t’i kenë kurrë në shtëpi! Një tjetër, 40 vjet ushtarak, paska lënë edhe mustakë! Dhe vërtitet kuturu. Vajti te një fallxhore në Babrru. Dhe është në pritje të ditës së madhe, kur shkallët e presidencës të ngjitë një nga një…me pamje triumfale!

Ah, çfarë krize! Kjo është tamam krizë. Kur të gjithë kruajnë kokën dhe s’po gjejnë asnjë mizë… Më besoni, jam vegjetarian, thotë një tjetër. Jam humanitarian, thotë tjetri. Apo mos duhet një president vegan?

Një dyzinë të tjerë, bankierë, artistë, ambjentalë, madje dhe filozofë të shkolluar në “Kristal”, u duket se kanë “hipur” në postin ideal. Kanë mbjellë ca flokë dhe kanë marrë pamje krenare. Kanë vënë trëndafil në xhaketë e në kollare. Syrin i kanë vënë komshies për sekretare.

Kam parë dhe një analist, me lafshën si gjel, që del me një çantë të madhe çdo të djelë, ku mban gërshërën e inagurimeve dhe listën e dekorimeve.

-E jetoj çdo ditë timen si të jem presidente, thotë një profesoreshë simpatike, inteligjente.  Me mua, thotë ajo,  nuk do të keni rast të dytë për të krijuar përshtypjen e e parë. Dhe për çudi nuk gënjen fare. I vjen për të qarë…Kam heshtur gjer tani, ndaj më vjen të qaj, heshtja nuk është gjithmonë flori, ndonjëherë është faj…

Ministria e shëndetësisë publikoi një njoftim interesant: “Të gjithë të vetëofruarit për president të maten mirë, pasi në spitale nuk ka vende të lira”.

Në ethe janë edhe partitë që s’dinë kujt t’ia prishin më parë. Është përgjegjësi jo llafe! Në PS të gjithë punojnë, ndërsa kryetari pi kafe. Në PD të gjithë pinë kafe dhe kryetari, i vetëm, punon…Shkatërron atë që ndërton, ndërton atë që shkatërron…

– Jam 90 vjeç dhe nuk mbaj mend një marrëzi të tillë, or mik, – i thotë ish presidenti Moisiu ish- këshilltarit të tij besnik.

– Shqiptarët kështu kanë qenë e kështu do të mbesin…Komandanti im legjendar! Të tërë ëndërrojnë, ëndërrojnë…të menderosur…por krenarë…!

Te Udhëheqësi u ankua kreu i grupit parlamentar: Na ka zënë halli, o shoku Kryetar: Hodhët një llaf në lumë për president normal jopolitik dhe…të gjithë duan të bëhen presidentë…nuk kanë as cipë as frikë!

Qeshi udhëheqësi ha-ha-ha, Zoti bën gjithmonë shaka…E zgjidh unë këtë katrahurë.  U pa puna do gjejmë një president hermafrodit, edhe grua edhe burrë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit