Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar në Facebook një foto nga takimi që ka mbajtur në Fier.
Ajo ka shkruajtur se nuk ka kohë për të humbur, pasi zgjedhjet vendore të 2023 janë një çast vendimtar.
“Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese. Ndaj nuk ka kohë për të humbur.
Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.
Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin”, shkruan Kryemadhi.