Legjenda e futbollit brazilian, Pele, është shtruar sërish në spital për të nisur trajtimet kundër kancerit në zorrën e trashë.
81-vjeçari është shtruar në spitalin e Sao Paolos të hënën, i cili nisi menjëherë nga trajtimet.
“Gjendja e tij është e mirë dhe e qëndrueshme dhe do të dalë nga spitali ditët e ardhshme”, u shpreh spitali “Albert Einstein” në një deklaratë ditën e djeshme.