-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista e Berishës: Mori gazin rus, dështimet e Ramës me TAP-in dhe TEC-in e Vlorës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme mblodhi në një tryezë në selinë blu ekspertë të fushës së energjisë për të diskutuar lidhur me krizën që ka përfshirë vendin nga mungesa dhe rritja e çmimit. Lideri i PD-së listoi sipas tij dështimet e qeverisë Rama në 9 vite qeverisje nga projekti TAP deri te TEC-i i Vlorës.

“Konsorciumi TAP ishte i detyruar të linte dalje për Shqipërinë në Seman, jo vetëm për Shqipërinë por për rajonin. Këtu qëndron fakti që Shqipëria bëhet vend nevralgjik. Në Vlorë kishim një TEC të teknologjisë më të fund me naftë, plotësisht të kthyer me gaz, kur nuk flitej për TAP-in.

Ky projekt ishte i qeverisë së Fatos Nano. TEC-i u ndërtua, por kompania bëri një gabim trashanik dhe ne nuk e morëm në dorëzim. Ne i kërkuam Bankës Botërore që ishte institucioni që e financonte, që çështja e portilit të zgjidhej. 50 metra më tutje ishte Albpetrol, por ata kishin preferuar një portil të ri.

Por TEC-i i Vlorës i ndërtuar me 115 mln dollarë ishte plotësisht i kthyeshëm në gaz. Në Shqipëri kalojnë 10 mld m3 gaz me TAP dhe qeveria në vend që merrte masat për exit-it, kontrakton një kompani për gaz të lëngshëm. 9 vite qeveria e Edi Ramës asnjë masë për diversifikimin e vendit.

Përse nuk u bë progres në gazifikimin e vendit, kishte oferta, disa italiane dhe jo vetëm. Sepse kompanitë importuese të vendit diktojnë me zarfe politikën dhe e marrin nga Rusia, shumica e tyre me tren. E merr gjithë Europa, nuk po e kundërshtoj, por qeveria në vend që të mendonte se ky gaz që vjen me tren nga Gazprom apo Lukoil, po na vjen nga TAP-i. Por zarfet e kompanive nuk lejonin” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit