Ata janë të njohur ndryshe si çifti romantik, të dedikuar totalisht ndaj njeri-tjetrit. Sot Alban Skënderaj feston ditëlindjen, dhe Miram ka disa fjalë shumë të bukura për atë.
“Gëzuar ditëlindjen burrit të ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës sime
Ti je bota për mua” shkruan Miriami, teksa poston edhe një foto të këngëtarit më urimin.
Të shumta kanë qenë zemrat dhe komentet që uronin Albanin për ditëlindje.

Ndërkohë kujtojmë që çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.