-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monika tregon për mungesën e ish-banorëve të BBV në ditëlindjen e saj

Kryesoret

Aktorja Monika Lubonja, ka treguar pse kanë munguar disa ish-banorë të “Big Brother VIP”, në festën e ditëlindjes së saj. Monika sot ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” teksa komentoi mosprezencën e personazheve të njohur.

Ajo tregoi se nuk e ftoi këngëtarin, Sabianin pasi ishte e mërzitur me të brenda shtëpisë së “BBV”, teksa e kishte quajtur “tradhëtare”.

Monika gjithashtu tha se balerini Iliri Shaqiri, nuk kishte mundësi të shkonte pasi kishte ikur në Itali, aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin Fifi, ishin në koncerte.

“Nuk kam pasur ndonjë bisedë më Sabianin, jemi takuar te ditëlindja e Big Mamës. Ishte Fifi ajo që kërkoi që të takoja Sabianin. Me thënë të drejtën, njeriun që nuk e prisja që të thoshte “tradhtare”, sikur u hodhi një mesazh njerëzve në shtëpi, ishte Sabiani. Nuk doja ta bëja pjesë. Fjala tradhtare më ka mërzitur më shumë se çdo gjë tjetër brenda BB VIP. Nuk pimë një kafe, as një bisedë, e lashë me atë idenë që krijoi për mua. Iliri ishte në Itali. Donaldi është ftuar, por ishte në një koncert, ashtu si Fifi dhe Big-u. Fifi ka ardhur në orën 1 e ca dhe unë po mbyllja ambientin dhe u ndamë nëpër pub-e. Nuk mbaroi aty festa, nuk kam fjetur gjithë natën.Sabiani nuk erdhi të më sqaronte publikisht këtë, as personalisht. Se ne ishim të afërt, më thoshte je motra ime. Të më ftonte në kafe e të më thoshte “Monikë nuk e kisha për ty”. Unë jam njeri që fal shumë, por kur dikush më fyen realisht e kam pak të vështirë”, u shpreh ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri,” tha Monika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit