-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi i Monikës me të pathënat në “Big Brother”

Kryesoret

Prej një jave ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, e ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte aktorja e njohur Monika Lubonja. Ish-banorja kujtoi eksperiencën e saj në “BBV1″…

Nuk ka si Big Brother-i ynë. Ne nuk dinim asgjë. Mua ma kanë mbushur mendjen dy mikeshat e mia. Ne nuk dinim se si do bëhej, ne nuk kishim bërë plane, nuk dinim si do dilnim te teleshikuesit apo se çfarë do ndodhte me rrjete sociale. Në vitin e parë shumë personazhe publike kanë refuzuar, guximi është ai që çan akullin i parë. Ne i gjithë kasti patëm guxim të bënim disa gjëra që nuk e dinim si do pritej. Ne besuam te lojërat shumë, ne kemi bërë lojëra pafund. Kemi patur edhe ne acarimet tona, sepe ishim të izoluar 24 orë, por nuk kanë qenë që ditën apo javën e parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit