Nga kjo e mërkurë, 20 prill, shtetasit rusë dhe nga disa vende të tjera si Arabi Saudite, Bahreini, Egjipti, India, Katari, Omani dhe Tajlanda, lejohet të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për një vizë, por vetëm me pasaportë, për turizëm.
Sipas vendimit shtetasit lejon në Shqipëri të hyjnë për një periudhë të kufizuar duke nisur nga data e sotme deri më 30 dhjetor. Ndërkaq, sa i përket shtetasve nga Rusia e cila është edhe në luftë me Ukrainën dhe njëherësh duke u përballuar me sanksione të shumta nga Perëndimi, sanksione të cilat përshijnë ndalimin e personave të caktuar të hyjnë në vendet evropiane, qeveria shqiptare në vendimin e saj shpjegon se këta shtetas mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Shqipëri dhe me dokumentin pasaportë, për një periudhë të kufizuar nga data 1 maj deri më 30 shtator.
“Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor: Arabi Saudite, Bahrein, Egjipt*, Indi, Katar, Oman, Rusi*, Tailandë. * Shtetasit e shteteve të shënuara me simbolin (*),hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë, për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 1 maj deri më 30 shtator”, thuhet në vendimin e qeverisë të miratuar ditën e sotme./ Panorama