Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin që u bën thirrje vendeve të BE-së që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Draft rezoluta është miratuar me shumicë votash. Por, kërkesa e një eurodeputeti bullgar për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në procesin e integrimit është rrëzuar.
Një kërkesë të tilla, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do ta bëjë në qershor nëse nuk hapen negociatat.
Vetoja bullgare për Shkupin, po pengon hapjen e negociatave edhe për Tiranën, pasi dy vendet janë planifikuar që të ecin paralelisht në këtë proces.