-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tarifat e shtrenjtuara të energjisë në Kosovë aplikohen këtë muaj

Kryesoret

Shpenzimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë të faturohen me tarifa të shtrenjta pavarësisht se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e përkohshme ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kjo masë shtynte ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së derisa Gjykata të merrte vendim përfundimtar. Që nga ajo kohë qytetarët e kanë pasur të paqartë se a do ta paguajnë energjinë elektrike me rritje apo jo.

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, kanë thënë se vendimi i masës së përkohshme bëhet i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm atëherë kur të konfirmohet edhe nga Gjykata e Apelit.

Ata kanë thënë se do të bëjnë ankesë në shkallën e dytë, kurse deri atëherë do të jenë në fuqi tarifat me rritje.

“Në Këshillën Juridike, përveç se gjykata e shkallës së parë ka përcaktuar afatin 15 ditor të ankesës, në përputhje me pikën 2 të Nenit 49 të Ligjit për Konfliktet Administrative , gjykata nuk ka specifikuar nëse Ankesa në aktvendimin e nxjerrë e ndal apo e shtynë ekzekutimin e aktit të kontestuar, përkatësisht Vendimin e Tarifave. Kjo për faktin se Neni 66 i të njëjtit ligj mbi të cilin është nxjerr vendimi thotë se Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohen kur të bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshme”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Megjithatë një shpjegim tjetër e ka avokati Asdren Bytyqi. Sipas tij vendimet e tilla mbi masë të përkohshme kanë karakter urgjent.

“Në këtë rast kjo masë pavarësisht të drejtës ligjore që ka ZRRE-ja të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit, nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit, pra vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm. Nëse i referohemi Ligjit për Procedurë Kontestimore lidhur me çështjen e sigurimit të kërkespadisë me masë, dispozitat e nenit 310 e përcakton në mënyrë të qartë se vendimi mbi masën prodhon efekte të menjëhershme të pezullimit e ndërprerjes, kurse ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij vendimi. Pasi që vendimet e tilla kanë karakter urgjent” , thotë Bytyqi.

Ditë më parë, ushtruesja e padisë, Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga ZRrE-ja që ta përfill vendimin e Themelores e që faturat për muajin prill të mos i lëshojë me rritje. Në të kundërtën kanë paralajmëruar padi penale ndaj Bordit të tyre.

Në shkurt të këtij viti Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, për konsumatorët që shpenzojnë nëse 800 kWh. Rritja e çmimit të rrymës u kundërshtua nga opozita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit