-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, një i plagosur

Kryesoret

Pasditen e kësaj të mërkure, në qytetin e Lushnjës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, në afërsi të ish-stacionit të trenit.

Nga ky atentat ka mbetur i plagosur, Kujtim Meta, 44 vjeç, që është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës. Në momentin e ngjarjes ai ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës.

Mësohet se policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e çështjes, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë për autorin.

“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit