-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Donald Lu më kërkoi të rikthehesha në krye të PD-së

Kryesoret

“Donald Lu më kërkoi të rikthehesha në krye të PD-së”, kështu u shpreh Sali Berisha teksa ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Të paekspozuarit”.

“Donald Lu më ka dërguar një person në zyrë, biseda me të qe shumë miqësore, i erdhi rrotull, por personi më ka ardhur direkt nga Donald Lu. Nuk më ka shkuar mendja kurrë që ta dëgjoj atë këshillë, nuk jam unë njeri që lëviz në atë mënyrë. Secili ka formimin e vet, ka mënyrën e vet se si e drejton diçka. Dhe këtë që thoshte Alibeaj duhet të japësh dorëheqjen, nuk e di domethënë, unë e kisha refuzuar më herët. Unë nuk isha shkaku i asaj situate, shkaku ishte Lulzim Basha dhe ai e dha dorëheqjen. Të gjitha këto që bëhen sot është që Shqipëria të mos ketë një Opozitë të vërtetë,” tha Berisha.

Ish-kryeministri foli sërish për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Pozicion qesharak i Guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit dhe të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhet bërë akuza. Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është se merr fund loja me opozitë kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Një nga zhvillimet me pozitive të Shqipërisë është kjo”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit