Një operacion i madh është zhvilluar në Kosovë, për sekuestrimin e aparateve të prodhimit të kriptomonedhave.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme, për veprimtari të kundërligjshme në orët e mbrëmjes në Skenderaj kanë realizuar një bastisje.
Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, ku bastisja është realizuar në hapësirat e një objekti në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj. Gjatë bastisjes janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e dyshuar hetuesit policorë kanë identifikuar një person të dyshuar.
Lidhur me veprimet dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore.