Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi është kapur duke lëvizur me armë.
Gjithashtu, uniformat blu kanë prangosur J. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Sipas policisë, pas marrjes së informacioneve se me një mjet tip “Opel”, lëviznin persona të armatosur, menjëherë kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.
Në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. R. dhe pasagjer shtetasin J. B.
Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.