Lëvizje në drejtorinë e policisë së Lezhës. Drejtori i ri Vehbi Bushati ka bërë disa ndryshime në nivel drejtuesish.
Rokada ka prekur zëvendësdrejtorin e Rendit dhe Sigurisë Publike Sadri Ramçaj, shefin e Komisariatit të Lezhës Ermal Ajdini, shefin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë si dhe shefin e Stacionit Policor të Shëngjinit.
Zëvendësdrejtor për Rendin e Sigurinë Publike i policisë vendore është emëruar Alfred Elezi, shef komisariati në Lezhë Artur Hebaj si dhe shef i stacionit policor të Shëngjinit është emëruar Ardit Çela.