-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshimet, Rama: Deri dje i grabisnin ata që sot bërtasin “Kapeni hajdutin”

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur sot sërish për ndryshimet në shërbimet e transportit rrugor. Ai ka shpërndarë fotot e kantierit në DRSHTRR Fier. “Ky është kantieri i DRSHTRR Fier, pjesë e planit transformues të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar, ku ofrohet shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ndalet të ironizojë edhe opozitën. “Koncesionin famëkeq të kolaudimit të mjeteve, të cilin e bënë pikërisht të paudhët që sot gërthasin për çdo punë tonë e vajtojnë përditë me lotë krokodili për “eksodin” e shqiptarëve, tanimë e ka rimarrë në dorë shteti dhe të gjitha këto pika shërbimi po ndryshojnë si nata me ditën”, shkruan ai.

Përveçse thotë se objektet do të rindërtohen tërësisht, Rama shton se kjo do të ndodhë me fonde 100%  nga vetëfinancimi DPSHTRR për të cilat në fund shprehet se “deri dje i grabisnin ata që sot bërtasin, “Kapeni hajdutin!””.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit