Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 436.
“Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328, ndërkaq, nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3,138 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19”.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.870 doza të vaksinës. Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.