Partia Demokratike nuk ka dalë me një qëndrim për negociatat për presidentin e ri. Pasditen e sotme Taulant Balla pret në takim kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, por debati me Sali Berishën shtyu qëndrimin e partisë më të madhe në opozitë.
Enkelejd Alibeaj tha se do të ketë një tjetër mbledhje, ku do të pyeten deputetët dhe qëndrimi do të hidhet në votë, nëse PD duhet apo jo të marrë pjesë ne konsultime. Qëndrimi i tij personal ishte i qartë, që PD duhet të jetë në tryezë.
”Grupi do të ketë një mbledhje tjetër ku do të diskutojë me kohën e duhur. Procedurat do të jenë të tilla, që do të bazohet te qëndrimet e deputetëve.
Sa kohë që flitet për një konsultim kolegjial, është afër mendsh që ky do të jetë qëndrimi final, që sintetizon shumicën, mënyrë dhe metoda është e qartë, edhe votimi pse jo” tha ai.