Partia Demokratike ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar për të diskutuar për seancën plenare por edhe qëndrimin për Presidentin e ri, teksa pasdite, Taulant Balla ka ftuar në një takim kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Mbledhja e sotme ka nisur me një kërkesë nga Albana Vokshi për Enkelejd Alibeajn që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar që të cilësohen si deputetë të grupit parlamentar të PD. “Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend”, tha Vokshi.