Disa goditje njëra pas tjetrës të një makine me pemë, bordura dhe mjete të tjera janë parë ditën e sotme në rrugët e kryeqytetit. Mësohet se një shofer në gjendje të dehur pas një morie incidentesh të shkaktuar në rrugë, ka përplasur dhe një grua në “Vasil Shanto”.
Ai është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi dhe policia ka qenë në ndjekje të tij.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij tek sheshi Shqiponjat, ku dhe i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar i dehur.