-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Prizren/ Një grua humb jetën, dy të tjerë të plagosur rëndë

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prizren-Suharekë, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Përplasja mes një kamioni dhe një makine ka çuar në vdekjen e drejtueses së mjetit, ndërsa shoferi i tjetër dhe pasagjeri në makinën e viktimës janë plagosur rëndë.

Policia e Kosovës dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Autoritetet kërkojnë që qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë ndikuar në rajonin e Prizrenit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit