-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkupi: S’ka ndryshuar përdorimi i emrit të shtetit në NATO

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me informacionet e publikuara në disa media, për ndryshim në mënyrën se si Republika e Maqedonisë së Veriut emërohet ose shënohet në NATO. Nga MPJ këto informacione i quajnë spekulime tendencioze, që sipas tyre, synojnë të dëmtojë reputacionin e vendit dhe të Aleancës.

Nga MPJ thonë se sipas rregullave të NATO-s, të miratuara shumë kohë përpara anëtarësimit të RMV-së, për nevoja protokollare, vendet shënohen me emrat e tyre të plotë, që korrespondojnë me transkriptimin e gjuhës angleze (English Alphanumerical), përveç rasteve kur teknikisht nuk është e mundur.

“Për të mos ndryshuar rendi, shtetet anëtare shënohen me dy shkronjat e para të emrit të vendit, nëse është një fjalë, ose me shkronjat e para të të dyja fjalëve, si në rastin tonë kur emri është nga dy fjalë. Qëllimi i këtij rregulli është të përshtatë emrat e plotë, pa prishur rendin e alfabetit anglez sipas të cilit janë renditur vendet, gjë që është gjithashtu një rregull brenda Aleancës”.

Sipas kësaj, për Maqedoninë e Veriut (North Macedonia) përdoret NM, përkatësisht, sipas rendit alfabetik, vendi ndodhet në mes të Holandës (Netherlands- NE) dhe Norvegjisë (Norway – NO). I njëjti rregull që vlen për ne, theksojmë se vlen edhe për shkurtesat e përdorura për disa vende të tjera – Turqi (TU), Gjermani (GE), Danimarkë (DE), të cilat gjithashtu nuk përputhen me kodet e tyre ISO”.

“Sa i përket akteve të brendshme të Aleancës, ku në mënyrë specifike është e vendosur, përdoren shkurtesat nga sistemi ISO, ku vendi ynë rregullisht shënohet me kodet përkatëse ISO – MK dhe MKD”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit