Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi që u mbajt të mërkurën në Bruksel ndërmjet ekspertëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë mbi çështjen e targave.
“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia janë takuar për herë të fundit në grupet punuese për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatiten për sot diskutimet e kryenegociatorëve. Tani u takon kryenegociatorëve të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”, ka shkruar ai në Twitter.
Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje të përkohshme për targat. Por grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së kanë afat deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje finale.