-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(VIDEO) Përplasi qytetarin dhe taksinë, momenti kur policia i bën pritë kokëfortit në tunel

Kryesoret

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme në Tiranë, pasi përplasi një qytetar dhe një taksi. Policia thotë se i bëri shenjë të riut që të ndalonte, pasi ishte me shpejtësi dhe përdorte telefonin në timon, por 30-vjeçari ka refuzuar të bindet duke shtuar shpejtësinë. Si pasojë përplasi qytetarin dhe një taksi, por në fund u bllokua te një nga tunelet te ish-sheshi “Shqiponja”. Sipas policisë, i arrestuari rezultoi i dehur.

“Nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Qarkullimit Rrugor, për të ndaluar, gjatë tentativës për t’u larguar aksidentoi një shtetas dhe përplasi një automjet, vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ditën e sotme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë konstatuar një automjet, drejtuesi i të cilit nuk rregullonte shpejtësinë në zonat e banuara dhe përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.  

Duke vlerësuar riskun që ky shtetas paraqiste duke drejtuar mjetin në mënyrë jo të rregullt, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen.  

Menjëherë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, drejtuesi i të cilit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka aksidentuar shtetasin D. B., 61 vjeç, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, dhe më pas, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka përplasur një mjet tip taksi dhe është larguar.    

Në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit, drejtuesi i të cilit, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.   

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 30 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme” njofton policia e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit