-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Prishtina kërcënon, po sulmon serbët në veri

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi se i ka thënë të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, me të cilin është takuar dje, se e shqetësojnë kërcënimet, mosrespektimi i marrëveshjes së Brukselit, e mungesa e dëshirës për të përmbushur gjërat për të cilat palët janë pajtuar, si dhe për shkak të sjelljeve të dhunshme të lidhje me targat.

“Kërkesa ime për Prishtinën dhe BE-në është që të kenë parasysh ata që flasin për cenueshmërinë e tyre çdo ditë dhe e vetmja gjë që ata synojnë është sulmi ndaj serbëve, presion shtesë ndaj serbëve dhe veprime të mëtejshme, veçanërisht në veri të Kosovës. Ne i kërkojmë që të mos e bëjnë këtë. Është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit, për të gjithë njerëzit, serbë dhe shqiptarë, të ruajmë paqen”, theksoi ai.

Presidenti Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se ka pasur bisedime të vështira me senatorët amerikanë, me të cilët është takuar ditë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit