-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A i dha ambasadori Martin Berishaj 600 mijë euro politikanit slloven? Golob e mohon

Kryesoret

Mediat sllovene zbuluan një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë rast, ku dyshohet për pastrim parash, flitet se është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Mediat sllovene tregojnë që i ka kaluar para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven. Por politikani slloven, Robert Golob, i ka hedhur poshtë pretendimet se atij i janë transferuar 600 mijë euro nga Mali i Zi, e ku është raportuar se kjo ishte bërë me ndërmjetësimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kjo pyetje iu bë gjatë një emisioni televiziv, ku ai i mohoi akuzat dhe theksoi se njeriu i përmendur si ndërmjetës, pra Martin Berishaj, është mik i kryeministrit slloven, Janez Jansha.

Golob po ashtu u shpreh se e gjithë pasuria e tij është e pastër dhe se ka origjinë të njohur.

Media sllovene, Planet TV, raportoi se Berisha dyshohet që i ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga llogaria e tij bankare në Mal të Zi për te politikani slloven, Golob.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit