“Kosova është gati për zgjedhje të tjera të parakohshme pasi parlamenti dështoi të zgjedhë një president të ri të martën, duke e futur vendin më të ri të Evropës përsëri në mes të një krize politike“.
Kështu shkruan media ndërkombëtare Reuters rreth zhvillimeve të së martës ku nuk u arrit që Kosova të bëhet me shef të ri të shtetit.
“Parlamenti kishte kohë deri në mesnatë të martën për të zgjedhur një kryetar shteti pasi mandati i Presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit, por kryeministri Albin Kurti dështoi të sillte në votim partitë opozitare për të votuar për kandidatin e tij.
Dy të tretat e parlamentit me 120 vende duhet të jenë të pranishme që votimi të jetë i vlefshëm. Moszgjedhja e një presidenti të ri shkakton zgjedhje të parakohshme parlamentare” shkruan media ndërkombëtare.
Haxhiu pritet të shpallë datën e zgjedhjeve së shpejti. Do të ishte votimi i tretë në pak më shumë se një vit.









